Superkupa sot përballë Ballkanin dhe Prishtinën në Turqi

by admin
Spread the love

Ballkani dhe Prishtina do të përballen sot në “Mardan Palace Stadium” në Aksu të Antalisë, në ndeshjen e Superkupës së Kosovës.

Të dyja skuadrat tash e disa ditë ndodhen në fazë përgatitore në Turqi dhe pritet që në këtë ndeshje të tregojnë formë të mirë, pasi janë maksimalisht të motivuara për sukses.

Në bazë të shortit të tërhequr dje, Ballakani do të jetë vendas dhe do të luajë me fanellën e parë vendase, ndërsa Prishtina do të dalë në fushë me fanellat mysafire.

Ndeshja do të luhet në orën 11:00 sipas kohës në Kosovë.

Kjo ndeshje i paraprinë stinorit pranveror në futbollin kosovar, që nis në fillim të muajit të ardhshëm.

 

You may also like