Superkupa sjell besim, Xhixha zgjohet dhe Patrick gjen vazhdimësinë

by admin
Spread the love

Fitorja e Superkupës së Shqipërisë kundër Vllaznisë është si një injeksion besimi dhe optimizmi për skuadrën e Tiranës. Por festa për këtë trofe duhet të arkivohet dhe vëmendja është e gjitha te kampionati, ku bardheblutë duan të konfirmojnë veten dhe të ruajnë kreun e klasifikimit të paktën deri në fundin e këtij viti kalendarit. Diçka që përkthehet si kampione e dimrit në mënyrë simbolike përpara festave.

Skuadra e Shehit është e thirrur në apel për këtë tur force që në letër konsiderohet i lehtë, por te Tirana e dinë që nuk ka sfida të lehta në këtë kampionat. Kastrioti dhe Teuta janë dy përballjet e radhës për të shkuar te derbi i kryeqytetit kundër Partizanit.

Rikthimi i Redon Xhixhës te goli 2 muaj më vonë është një aspekt pozitiv që çliron sulmuesin, por edhe vetë skuadrën. Megjithatë Tirana tregoi se nuk është e varur prej tij, pavarësisht se ai është golashënuesi më i mirë i kampionatit.

Patrik ka dhënë sinjalet e duhura dhe një formë vazhdimësie. Në 4 ndeshjet e fundit ka arritur të shënojë 3 gola që kanë ndihmuar skuadrën në arritjen e rezultateve pozitive. Ajo që trajneri Shehi duhet të kërkojë më shumë kujdes në skuadër janë golat e pësuar, edhe pse finalja me Vllazninë është një ndeshje disi e shkëputur nga kampionati. Bardheblutë në Superiore janë një nga mbrojtjet më të mira me 8 gola të pësuar pas Egnatias që ka 7. / Oversport.tv

You may also like