Superkupa në Oversport dhe Tibo/ Tirana dhe Vllaznia luftojnë për trofeun e parë sezonal në superklasiken shqiptare

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pas fazës së 1/8, Botërori që po zhvillohet në Katar do të marrë dy ditë pushim dhe spektakli do të spostohet në një tjetër vend, në “Air Albania” ku sot do të zhvillohet finalja e Superkupës së Shqipërisë duke startuar nga ora 19:00. Live në Oversport dhe Tibo do të vijë superklasikja e Shqipërisë e cila premton emocion dhe spektakël për trofeun e parë sezonal.

Si gjithmonë ndeshja do të shoqërohet edhe me emisionin “Ti bo gol” i cili vjen live nga fusha para dhe pas ndeshjes për të sjellë te shikuesit një përjetim ndryshe të sfidës me intervista ekskluzive nga trajnerët, por edhe protagonistët kryesorë të ndeshjes. Tirana dhe Vllaznia do të përplasin brirët për herë të tretë në këtë sezon, ndërsa dy sfidat e para flasin për një barazim dhe një fitore të shkodranëve.

Megjithatë, një finale është një histori tjetër dhe Tirana si fituesja e më shumë trofeve të Superkupës dhe kampionia në fuqi e “Abissnet Superiore” kërkon të shtoj në koleksionin e saj një tjetër trofe. Vllaznia nga ana tjetër nuk ka qenë kurrë një kafshatë e lehtë, dhe fituesja e Kupës së Shqipërisë, dëshiron të kthehet në shkodër me gjithë trofeun.

Ajo që është e sigurt, është fakti se në këtë superklasike të futbollit shqiptar, emocioni është i garantuar dhe të gjithë ata që nuk do të jenë në stadium, mund të kenë një eksperiencë të re të përjetimit të një finaleje në kanalin e Oversport dhe platformës Tibo. Superkupa e Shqipërisë luhet për herë të parë në dimër, pasi në edicionet e tjera është zhvilluar përpara startit të kampionatit. /oversport.tv

Formacionet e mundshme

TIRANA (4-3-3): Bekaj; Hussein, Najdovski, Behiratche, Ismajlgeci; Deliu, Aleksi, Kallaku; Hasani, Patrick, Xhixha

VLLAZNIA (4-3-3): Zogovic; Kruja, Gurishta, Shehi, Hakaj; Alivoda, Boshnjaku, Jonuzi, Mala, Hoxhaj, Marku

You may also like