Superkompjuteri parashikon tabelën përfundimtare të sezonit të Ligës Premier

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një superkompjuter ka parashikuar tabelën përfundimtare të sezonit 2021/22 të Ligës Premier, ku Aston Villa e Steven Gerrard do të përfundojë e 15-ta, ndërsa Manchester City shihet si kampion dhe Manchester Unitedi jashtë katërshes.

Aston Villa aktualisht është në vendin e 16-të në tabelë pas një fillimi të dobët të sezonit, gjë që përfundimisht i kushtoi detyrën Dean Smith që largohet.

Që nga një fitore 1-0 ndaj Manchester United më 25 shtator, skuadra e West Midlands ka humbur pesë ndeshjet e fundit në Ligën Premier dhe së fundmi u mund 1-0 nga Southampton të premten e kaluar.

Megjithatë, gjërat nuk pritet të përmirësohen as pas marrjes së drejtimit të skuadrës nga Gerrard.

Sipas superkompjuterit të bettingexpert, Aston Villa do ta mbyllë sezonin në vendin e 15-të në fund të sezonit aktual në Ligën Premier.

Nëse ky parashikim realizohet, atëherë ardhja e legjendës së Liverpoolit nuk do të cilësohej si sukses pasi do ishte pak në përmirësimin e formës së skuadrës këtë sezon.

Manchester City parashihet si kampion, i ndjekur nga Chelsea dhe Liverpooli, ndërsa Manchester Unitedi mbetej jashtë katërshes së parë.

West Hami do ishte ekipi i ri në ‘top 4’, ndërsa Arsenali i Mikel Artetas i gjashti dhe Tottenhami i Antonio Contes i shtati.

You may also like