Superiorja sot: Kukësi e Kastrioti përplasin brirët, betejë edhe në Shkodër

by admin
Spread the love

Pas çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë, sot rikthehet kampionati dhe janë programuar të zhvillohen dy ndeshjet e para të javës së 20-të të Abissnet Superiore.  Takimi hapës është ai mes Kukësit dhe Kastriotit, prej orës 13:45.

Verilindorët do tentojnë të vënë në presion Laçin e Tiranën që janë mbi ta në klasifikim, kurse krutanët duan pikë që të lënë vendin e fundit në klasifikim. Të dyja skuadrat janë të motivuara dhe vijnë pas një jave që i kanë fituar ndeshjet e tyre.

Në orën 16:45 zbresin në fushë Vllaznia e Teuta, që duan të lënë pas humbjet e pësuara javën e shkuar. Presioni më i madh është te shkodranët, që luajnë në shtëpi ndaj kampionëve në fuqi që fokusin më të madh e kanë te Kupa e Shqipërisë.

E hëna sjell tre ndeshje të tjera interesante, një prej tyre që luhet në Elbasan mes Dinamos dhe Laçit. Në të njëjtën orë, 16:45, Skënderbeu përballet me Partizanin në Korçë, një tjetër ndeshje e gjitha për t’u parë.

Kjo javë e kampionatit përmbyllet me sfidën mes Tiranës dhe Egnatias, që zhvillohet prej orës 19:45 në stadiumin “Air Albania”. Bardheblutë e vendit të parë janë të dënuar të fitojnë ndaj rrogozhinazve, që kërkojnë pikë për mbijetesën.

ABISSNET SUPERIORE – JAVA 20
E diel, më 13 shkurt 2022
Ora 13:45 | Kukësi-Kastrioti
Ora 16:45 | Vllaznia-Teuta

E hënë, më 14 shkurt 2022
Ora 16:45 | Dinamo-Laçi
Ora 16:45 | Skënderbeu-Partizani
Ora 19:45 | Tirana- Egnatia

/ oversport.tv

You may also like