Superiorja mbyllet më shpejt këtë vit kalendarik, ka festë edhe për klubet e elitës

by admin
Spread the love

FSHF njoftoi fillimisht se do të luheshin edhe 4 javë të Superiores (nga java e 13-të deri te java e 16-të) gjatë muajit dhjetor, por duket se pushimet e fundvitit do të zgjasin pak më shumë për klubet e elitës së futbollit shqiptar.

Oversport mëson se qeveria e futbollit shqiptar ka vendosur që java e 16-të e kampionatit, e programuar për tu luajtur në datat 27-28 dhjetor të mos luhet këtë vit dhe të shtyhet për në 14 janar të vitit 2023.

Java e 15-të që do të zhvillohet në datat 21 dhe 22 dhjetor do të jetë shfaqja e fundit e Superiores për këtë vit kalendarik dhe më pas skuadrat do të rikthehen me forca dhe energji të reja në vitin e ri 2023. / Oversport.tv

ABISSNET SUPERIORE – JAVA 13

E DIEL 11.12.2022

13:00 Kukësi-Teuta

13:00 Bylis-Laçi

15:45 Erzeni-Partizani

E HËNË 12.12.2022

16:30 Vllaznia-Egnatia

19:00 Tirana-Kastrioti

ABISSNET SUPERIORE – JAVA 14

E ENJTE 15.12.2022

13:00 Laçi-Erzeni

15:45 Partizani-Kukësi

E PREMTE 16.12.2022

13:00 Egnatia-Bylis

13:00 Kastrioti-Vllaznia

15:45 Teuta-Tirana

ABISSNET SUPERIORE – JAVA 15

E MËRKURË 21.12.2022

13:00 Kukësi-Laçi

19:00 Tirana-Partizani

E ENJTE 22.12.2022

13:00 Erzeni-Bylis

13:00 Kastrioti-Egnatia

15:45 Vllaznia-Teuta

You may also like