Superiore: Vllaznia udhëton në Korçë, në “Elbasan Arena” ka derbi  

by admin
Spread the love

Sot do të startojë java e 22-të e Abissnet Superiore ku do të luhen dy ndeshje shumë delikate. Javën do ta nisë sfida Skënderbeu-Vllaznia në orën 16:45. Shkodranët do të udhëtojnë në Korçë me objektivin e qartë. Ata kërkojnë fitore për të luftuar më shumë për një vend në Europë.

Nga ana tjetër, asnjë fitore për Skënderbeun në pesë ndeshjet e fundit për Skënderbeun që nuk ia ka dalë të grumbullojë dot asnjë pikë. Korçarët janë zhytur tashmë në vendin e fundit dhe kërkojnë që të ndryshojnë fatin e tyre.

Ndërkohë, sfida tjetër do të nisë në orën 19:45 dhe do të jetë derbi i kryeqytetit, Dinamo-Partizani. Vetëm 1 pikë në pesë ndeshjet e fundit për Dinamon që vazhdon të thellojë krizën, ndërsa Partizani me Mehmetin ka gjetur më shumë stabilitet.

Të dyja ekipet luajnë për objektiva të ndryshme me Dinamon që kërkon mbijetesën, ndërsa Partizani po luan shanset për një vend në Europë. /oversport.tv

You may also like