Superiore U-21/ Vllaznia shpallet kampione e edicionit 2022/2023

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pas Vllaznisë së femrave që u shpallën kampione të Shqipërisë, tani janë djemtë e ekipit U21 që dërgojnë trofeun e radhës në Shkodër.

Kategoria Superiore U-21 ka ulur siparin e sezonit 2022/2023 këtë javë duke kurorëzuar Vllazninë si ekipin kampion. Skuadra shkodrane U-21 arriti të shpallej fituese, pasi u rendit në vendin e parë të kampionatit pasi 27 javësh me 45 pikë të grumbulluara.

Vllaznia kishte siguruar trofeun para finishit duke lënë pas Partizanin dhe Bylisin. Sot luajti ndeshjen e javës së fundit ndaj Tiranës në “Loro Boriçi” të Shkodrës, me sfidën që u mbyll 2-1 në favor të ekipit shkodran. Kuqeblutë triumfuan falë golit të Dulajt dhe autogolit të Gjinajt, teksa për bardheblutë golin e vetëm e realizoi Bala.

Ndërkohë që në përfundim të ndeshjes u zhvillua edhe ceremonia e rastit nga FSHF. Ish-trajneri i njohur shkodran, Agim Medja i dorëzoi futbollistëve kuqeblu trofeun e kampionit dhe medaljet.

Kategoria Superiore U-21 është një iniciativë e rëndësishme e ndërmarrë nga Federata Shqiptare e Futbollit disa vite më parë dhe një projekt me vlera për futbollin e të rinjve.

Përmes këtij kampionati lojtarët e shumtë të cilët mbyllin ciklin me ekipet e moshave U-19 dhe nuk kanë hapësira momentale për të vazhduar karrierën me ekipet e të rriturve, u jepet shansi të aktivizohen me ekipet e 21-vjeçarëve.

Edhe për klubet që kanë shumë lojtarë që vijnë nga akademitë është një mundësi e mirë për të pasur futbollistë që aktivizohen me ekipet U-21. Të cilët mund të jenë të gatshëm në çdo moment për të luajtur me ekipet e të rriturve.


Top Channel

You may also like