Superiore sot: Tirana kërkon t’i marrë kurorën Teutës, luajnë edhe Laçi e Kastrioti

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kukësi-Partizani ishte sfida që hapi siparin e javës së 32-të në Superiore me të besuarit e Mehmetit që triumfuan në “Kukës Arena”. Ndërkohë që sot, do luhen edhe tre ndeshje të tjera ku vëmendja kryesore është tek sfida Tirana-Teuta ku bardheblutë mund të shpallen kampion, pasi i është shtyrë festa prej dy javësh.

Kështu sot Tirana mund të ketë shansin të shkurorëzojë zyrtarisht Teutën si kampioni në fuqi për të bërë veten. Megjithatë, durrsakët kërkojnë të sigurojmë mbijetesën dhe për këtë arsye mund të surprizojnë ekipin e Shehit.

Ekipi që e rrezikon është Egnatia që po në orën 16:45, njësoj si Teuta do të përballet me Laçin e vendit të dytë. Kurbinasit edhe pse janë në pozita të favorshme nuk duan të rrezikojnë për Europën. Nga ana tjetër, Egnatia ka treguar se di të mposhtë cilindo ekip dhe këtë gjë mund ta provoj sërish me Laçin.

Sfida tjetër që do të luhet po në 16:45 është midis Skënderbeut që do të presë në Korçë ekipin më në formë të momentit, Kastriotin. Nga ndeshja e fundit me Skënderbeun deri në këtë sfidë, Kastrioti nuk ka humbur asnjë ndeshje, duke fituar tetë e duke barazuar vetëm një.

Korçarët sakaq janë ekip më i dobët në letër dhe pasi shpresat për të qëndruar në elitë janë pothuajse zero, konsiderohet si jo favorit në këtë takim. /oversport.tv

You may also like