“Sunny Hill” mundëson nxënësit të njihen nga afër se si krijohet një këngë (VIDEO)

by admin
Spread the love

Disa të reja kosovare në kuadër të fondacionit “Sunny Hill”, për 3 ditë u bënë pjesë e punëtorisë  me mentore nga shkolla e muzikës në Suedi, për t’u njohur se si krijohet një këngë.

Pos me talentin e tyre, mysafirët tek kur erdhën mësuan edhe për një problem, që mbase ua vështirëson planet për të ardhmen, që është mosliberalizimi i vizave, njofton Klan Kosova.

Liria e lëvizjes po del të jetë tejet e rëndësishme edhe për synimet e këtyre punëtorive. Megjithatë, për tre ditë, pjesëmarrëset janë të kënaqura me mësimet.

Punëtori të tilla pritet të mbahen përvjet, në kohën kur edhe mbahet festivali “Sunny Hill”.

 

You may also like