“Sunny Hill Festival” edhe në Tiranë, edhe në Prishtinë, reagon Dua Lipa – Shqip

by admin
Spread the love

Dua Lipa ka reaguar pas lajmit se “Sunny Hill Festival” këtë vit do të mbahet edhe në Prishtinë, edhe në Tiranë. Këngëtarja ka postuar njoftimin dhe datat se kur do të mbahen festivalet dhe shprehet e lumtur që “Sunny Hill” do të vazhdojë traditën në shtëpinë e saj, Prishtinë.

“Me një zemër plotë dhe e lumtur jam krenare të lajmëroj që është vendosur që festivali jonë të vazhdojë në shtëpinë e tij në datët 4,5,6 dhe 7 gusht në Prishtinë, Kosovë, po ashtu edhe në 26,27 dhe 28 gusht, në Tiranë, Shqipëri. Ju presim të gjithëve. Më shumë detaje priten të ndahen me ju së shpejti. Me dashuri, Dua”, ka shkruar ajo.

You may also like