Sulmon fizikisht zyrtarin policor, arrestohet një 58-vjeçar

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg





SPB-ja e Shkupit bën me dije se ka arrestuar një person me inicialet Z.S.(58) nga Shkupi ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Ai është shoqëruar në stacionin policor dhe pas marrjes në pyetje mbi të është ngritur kallëzimi përkatës.
“Më 07.03.2023 në ora 20:50 në rrugën “Branko Zarevski” në Shkup, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Draçevë kanë ndaluar Z.S.(58) nga Shkupi, pasi i njëjti e ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor i cili ishte duke kryer detyrën zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.”- thuhet në njoftimin e MPB-së.







Artikulli paraprakArsenali me disa mungesa për ndeshjen ndaj Sporting
Artikulli tjetërKlinikat e Shkupit me 6 drejtorë të rinj nga radhët e ASH-së




You may also like