Sulmohet mjeku kujdestar në Draçevë

by admin
Spread the love




Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se me datë 08.01.2023 në ora 00:45 në zonën e Draçevës, zyrtarët policorë kanë ndaluar Z.P.(48) nga Shkupi për shkak se i njëjti është sjellë në mënyrë agresive ndaj një mjeku në Poliklinikën e Draçevës rreth orës 00:20 dhe ka tentuar të për ta sulmuar fizikisht, pas së cilës ka thyer një xham të dritares në sallë.

Ai është ndaluar në komisariat, gjatë së cilës në një bisedë zyrtare ka pranuar plotësisht krimin e kryer.
Në koordinim me Prokurorin Publik, pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të dorëzohet parashtresa përkatëse.


You may also like