Sulmi ukrainas me dron në bazën e bombarduesve rusë lë 3 të vdekur

by admin
Spread the love

Një sulm ukrainas me dron në bazën bombarduese Engels në Rusinë jugore ka lënë të vdekur tre persona.

Mbrojtja ajrore ruse thuhet se rrëzoi dronin, por rënia e mbetjeve shkaktoi viktima në sulmin gjatë natës.

Në fillim të këtij muaji Rusia akuzoi Ukrainën për një sulm të ngjashëm në një aeroport ushtarak.

Ndërkohë në rrjetet sociale janë postuar video ku dëgjohen tinguj si shpërthime dhe sirena në aeroportin Engels.

Në sulmin e mëparshëm të raportuar më 5 dhjetor në aeroportin dhe një bazë tjetër ajrore në rajonin Ryazan, tre ushtarakë u vranë gjithashtu nga mbetjet e një droni të rrëzuar ukrainas, tha Moska në atë kohë. Dy avionë janë dëmtuar lehtë.

Baza ajrore Engels është përdorur në mënyrë të përsëritur nga Rusia për të kryer sulme me raketa në objektiva të ndryshëm në Ukrainë që kur Moska filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë më 24 shkurt.

Kremlini e ka akuzuar Ukrainën se ka sulmuar territorin e saj më parë, por sulmet e supozuara në dhjetor janë më të thella në Rusi se sa ato të mëparshme.


Top Channel

You may also like