Sulmi nga Dardan Molliqaj, deputeti Haki Abazi del me njoftim publik

by admin
Spread the love

Haki Abazi ka njoftuar publikun se nesër do të mbahet seanca për shqyrtimin kryesor të rastit të sulmit fizik ndaj tij nga Dardan Molliqaj, anëtari i PSD-së.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje tha se seanca do të mbahet
në orën 13:15.

“Nesër në ora 13:15 në gjykatën themelore në Prishtinë,
është caktuar seanca e hapur për shqyrtim kryesor për rastin e sulmit që është
kryer në tv T7. Jam ftuar si i dëmtuar dhe si dëshmitar. Poashtu i ftuar është
i akuzuari D.M për veprën penale nga neni 184 lidhur me nenin 31 të KPRK”, tha
Abazi.

Molliqaj e kishte sulmuar Abazin në shtator të vitit 2019,
pas një debati televiziv në studion e televizionit T7.

You may also like