Sulmi në Danimarkë/ 17 mijë persona ishin në afërsi të qendrës tregtare në pritje të koncertit të Harry Styles

by admin
Spread the love

Pranë qendrës tregtare ku ndodhi sulmi vdekjeprurës, mijëra qytetarë të koncertit ishin brenda Arenës Mbretërore të Kopenhagës, duke pritur që Harry Styles të dilte në skenë kur u njoftua lajmi për të shtënat fatale.

Në orën 20:00 me orën lokale, fansave iu tha se koncerti do të shtyhej për një orë, pas diskutimeve midis organizatorëve dhe policisë.

Por 90 minuta më vonë, u bë e ditur se koncerti ishte anuluar për shkak të “shqetësimeve të sigurisë”, duke shpërndarë 17 mijë persona të mbledhur.

Policia po i drejton pjesëmarrësit e koncerteve drejt metrosë dhe transportit public, i cili mbetet i hapur.

Parkimet e makinave aty pranë janë të mbyllura dhe hotelet në zonë nuk janë gjithashtu në gjendje të aksesohen nga klientët.


Top Channel

You may also like