Sulmi ndaj sistemit TIMS, Edi Rama: Njësoj si kur të hyjnë në shtëpi e të vjedhin, por s’ia arritën qëllimit, asnjë rrjedhje serioze të dhënash

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka reaguar në lidhje me sulmin kibernetik të Iranit ndaj sistemit TIMS në vendin tonë, duke bërë të ditur që nuk ia kanë arritur qëllimit të tyre.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Rama thekson se pavarësisht tentativës, nuk ka pasur rrjedhje serioze të dhënash.
Mes të tjerash, ai pohoi se që prej mëngjesit të sotëm, sistemi TIMS punon në të gjitha pikat kufitare.

Reagimi i Ramës:

“Sistemet e pikave kufitare janë në punë qysh prej mëngjesit të sotëm.Përtej ndjesisë së rëndë që krijon penetrimi në këto sisteme, njësoj si kur të hyjnë në shtëpi e të vjedhin,fakti është se agresioni nuk ia ka arritur asfare qëllimit, asnjë zhdukje a rrjedhje serioze të dhënash! Dhe përtej cinizmit e përqeshjeve tipike të klubit të madh të thashethemeve digjitale, ushqyer nga ulëritës profesionistë dhe kinse strategë marrëdhëniesh ndërkombëtare, Shqipëria teknikisht ka rezistuar më së miri, ndërsa politikisht ka bërë një investim tejet të dobishëm”, shkruan ai.

You may also like