Sulmi ndaj një Myftiu për “gruan e tretë” – Shqip

by admin
Spread the love

I ndjeri Muhamer Zukorliç, figura më e madhe muslimane në Serbi, i cili ndërroi jetë krejt befasishëm muaj më parë, është sërish në qendër të vëmendjes së publikut. Jo për rivarrimin e tij, pasi dyshohet se është helmuar, por për jetën bashkëshortore.

Mediat serbe e kanë sulmuar së fundi të ndjerit, duke thënë se ai kishte dhe një grua të tretë, duke dashur kështu që ta godasin në besimin e tij.

Ka qenë Kurir që ka shkruar se i ndjeri kishte për bashkëshorte të tretë gazetaren e Novi Pazarit, Belkisa Crnovrshanin, 31 vjeçe, dhe se ajo “është paraqitur në Bashkësinë Islame të Serbisë duke paraqitur shkresa se ishin të martuar sipas Sheriatit dhe se për këtë arsye duhej të kishte pjesë në trashëgiminë e Zukorliçit”.

Sipas Kuririt, martesa e tyre është bërë “fshehurazi” në Stamboll.

Më tej, raportohet se “Belkisa është e pamartuar publikisht”, pra “që është ende vajzë për botën”, si dhe se “asnjëherë nuk është shfaqur bashkë me Zukorliçin”.

Ndaj këtij zhvillimi ka reaguar gruaja e dytë e të ndjerit, Elma Elfiq Zukorliç, duke thënë se “Myftiu ishte një burrë i madh, një mysliman i mirë, një boshnjak krenar, një djalë i ndjeshëm, një bashkëpunëtor dhe partner biznesi i besueshëm, një bashkëshort i mrekullueshëm dhe një baba akoma më i mrekullueshëm…”.

Ajo shtoi se gjatë jetës së tij, Zukorliç “demostroi me krenari në publik se ku ishte në jetën e tij”.

“Sa i përket situatës së re, jam i bindur, nëse është e vërtetë, se Myftiu ka respektuar të gjitha parimet e Sheriatit dhe vendimet duhet të merren në përputhje me rrethanat. Më vjen keq që sot nuk po flasim për kontributin që ai ka dhënë në këtë rajon në dekadat e kaluara, por po flasim për të në një mënyrë për të cilën nuk kemi folur gjatë jetës së tij”, tha bëshkëshortja e dytë e të ndjerit.

Në fund ajo përfundoi: “I dashur Myftiu, shpresoj që të mos dëgjosh e të mos shihësh se çfarë po ndodh pas zhvendosjes suaj. Shijo kopshtet e xhenetit.”

Ka reaguar dhe e përfoluar si grua e tretë, Belkisa Crnovrshanin.

Ajo tha se pretendimet e tabloidëve serbë se “ajo ishte në kërkim të pronës në Bashkësinë Islame të Serbisë janë të pavërteta”. Aajo pretendon se ato janë si “gënjeshtra, komprometuese, ngacmuese dhe abuzime me foto e të dhëna personale”.

“Unë nuk jam nga ato që do zbuloni privatësinë për interesa personale”, ka shkruar Belkisa në profilin e saj në Instagram.

“Të gjitha akuzat synojnë të njollosin reputacionin tim si qytetare nderi e Serbisë, si një muslimane e devotshme, si një grua krenare”, ka shkruar ajo. /tesheshi.com/

 

Lexo lajme interesante

You may also like