Sulmi kibernetik i Iranit, reagon Alibeaj dhe i bën thirrje qeverisë: Duhet të marrë masat e duhura dhe të menjëhershme për sigurinë, falënderojmë partnerët strategjikë

by admin
Spread the love

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar mbi vendimet e qeverisë, pas sulmit kibernetik që rrëzoi sistemin e shërbimeve online

“Në emër të Grupit Parlamentar të PD-së dënoj ashpër sulmin kibernetik të Iranit ndaj Republikës së Shqipërisë”, shkruan Alibeaj në Facebook.

Më tej, ai thekson nevojën e rritjes së sigurisë, duke i bërë thirrje qeverisë të marrë masat e duhura.

Alibeaj gjithashtu falënderon për mbështetjen partnerët strategjikë, duke u ndalur te roli i SHBA-ve në mbrojtjen që i bëjnë Shqipërisë në raste të tilla sulmesh të paprecedenta.

“Me këtë rast i bëjmë thirrje qeverisë shqiptare të rrisë masat e sigurisë për të shmangur ngjarje si ajo e rrjedhjes së të dhënave nga E-albania, duke e nxitur të bëjë investime serioze për sigurinë kibernetike.

Lidhur me zhvillimet e fundit, gjej rastin të falënderoj partnerët tanë ndërkombëtarë, në veçanti SHBA-të për asistencën teknike dhe mbështetjen gjeostrategjike për Shqipërinë në identifikimin dhe në përballjen me sulmin kibernetik të orkestruar nga Irani”, nënvizon ai.

You may also like