Sulmi “flakë”, Anglia feston me “manita”! 27 minuta shtesë në “Khalifa Stadium”

by admin
Spread the love

Anglia bindi, fitoi dhe dëfreu tifozët në sfidën e parë të Kupës së Botës Katar 2022.

Kombëtarja e drejtuar nga Gareth Southgate, mposhti 6-2 Iranin në takimin e parë të grupit B, aty ku bëjnë pjesë edhe SHBA dhe Uellsi.

“Tre Luanët” e nisën takimin në sulm, Harry Maguire pretendoi për një penallti, më pas u ndal nga traversa, teksa 10 minutat e fundit të pjesës së parë ishin emocionuese dhe sollën shpërthimin e Anglisë.

Jude Bellingham, Bukayo Saka dhe Raheem Sterling realizuan golat e parë në një Botëror, duke dërguar “Tre Luanët” në pushim në avantazh të trefishtë. Talenti i Arsenalit gjeti golin e dytë personal në pjesën e dytë.

Sulmuesi i Portos, Mehdi Taremi ishte autori i golave për Iranin (i dyti me penallti), teksa pati festë edhe për Marcus Rashford dhe Jack Grealish. Sulmuesi i United shënoi pak sekonda pasi ishte futur në fushë, teksa një minutë përpara fundit erdhi edhe goli i lojtarit të Man City.

Festë angleze në stadiumin “Khalifa International Stadium”, aty ku nuk munguan edhe protestat e tifozëve iranianë, të cilët shpalosën pankarta me shkrimin: “Gra, Jetë, Liri”, ndërkohë që lojtarët e Iranit nuk kënduan himnin kombëtarës, si protestë ndaj regjimit në Republikën Islamike të Iranit.

E veçanta e kësaj ndeshjeje ishte koha shtesë. Në total u akorduan 27 minuta shtesë: 14 në pjesën e parë dhe 13 të tjera pas përfundimit të fraksionit të dytë, një rekord absolut në një Botëror.

Kupa e Botës
Katar 2022
Grupi B

ANGLI-IRAN 6-2 (Bellingham 35′, Saka 43′, 62′, Sterling 45+1′, Rashford 71′, Grealish 89′ / Taremi 65′, 90+13′ (pen)/ Super Super


Top Channel

You may also like