Sulmet vdekjeprurëse ruse godasin Ukrainën, shtatë viktima, dhjetëra të plagosur

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Të paktën shtatë persona janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur në sulmet ajrore ruse në qytetin jugor të Ukrainës, Kherson, thonë zyrtarët.

Nga shpërthimet janë dëmtuar ndërtesa banimi dhe administrative në zonat qendrore të qytetit.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se nuk kishte objekte ushtarake në zonë.

Kherson, i vetmi kryeqytet rajonal i pushtuar nga Rusia që nga pushtimi, u çlirua nga Ukraina muajin e kaluar. Që atëherë, ajo ka qenë shpesh në shënjestër nga forcat ruse të pozicionuara në anën tjetër të lumit Dnipro.

Videot nga pasojat e sulmit tregojnë disa trupa në tokë, makina në flakë dhe ndërtesa të dëmtuara.

“Rrjetet sociale me shumë gjasa do t’i shënojnë këto foto si “përmbajtje të ndjeshme”. Por kjo nuk është përmbajtje e ndjeshme, është jeta reale e Ukrainës dhe ukrainasve”, shkroi Yelensky në Telegram.

Ai i përshkroi sulmet si “vrasje për hir të frikësimit dhe kënaqësisë”.

Rusia ka mohuar shpesh të ketë shënjestruar civilët në sulmet e saj.


Top Channel

You may also like