Sulmet ruse, Prokuroria Federale Gjermane nis hetimet për krimet e luftës në Ukrainë

by admin
Spread the love

Prokurori federal i Gjermanisë njofton se kanë nisur hetime për krimet e luftës të kryera nga trupat ruse që nga pushtimi i Ukrainës.

“Zyra e Prokurorisë Federale, ka hapur një hetim strukturor në lidhje me konfliktin e armatosur ndërkombëtar midis Rusisë dhe Ukrainës. Ka indikacione konkrete se në veçanti krimet e luftës përfshijnë përdorimin e metodave të ndaluara të luftës kundër civilëve ukrainas si dhe objekteve civile,” thuhet në deklaratë.

Kujtojmë se Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, tha të dielën se Uashingtoni ka raporte shumë të besueshme se Rusia ka kryer krime lufte gjatë pushtimit të saj në Ukrainë.

Rruga Press

You may also like