Sulmet në rajonin Sumy të Ukrainës/ U vranë të paktën 3 persona dhe plagosën 9 të tjerë

by admin
Spread the love

Të paktën tre persona u vranë, nëntë u plagosën dhe të tjerë mbeten të bllokuar në rrënoja pas sulmeve me raketa në infrastrukturën kritike në rajonin verilindor të Ukrainës Sumy, sipas kreut rajonal të administratës ushtarake.

“Në orën 5:20 të mëngjesit, tre raketa ruse goditën objektin e infrastrukturës civile. Të paktën tre persona kanë vdekur. Nëntë janë të plagosur. Ka ende njerëz nën rrënoja”, tha në Telegram Dmytro Zhyvytskyi, kreu i administratës ushtarake të rajonit Sumy.

Energjia elektrike u ndërpre gjithashtu dhe 1,625 abonentë u shkëputën nga furnizimi me energji elektrike në rajonin e Sumy, tha Zhyvytskyi.

Ai u bëri thirrje njerëzve që të minimizojnë përdorimin e energjisë elektrike gjatë orëve të pikut. 


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like