Sulmet kibernetike, vitin e shkuar u synuan bankat dhe agjencitë e dhënieve të huave

by admin
Spread the love

Sektori financiar në Shqipëri, përfshirë bankat dhe agjencitë e dhënieve të huave u kthyen vitin e shkuar në synimin kryesor të hakerave. Sipas raportit vjetor të Autoritetit Kombëtar për Certifikim Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, drejt këtyre institucioneve pati rritje të sulmeve kibernetike.

Shtimi i sulmeve kibernetike vitin e shkuar ndodhi edhe ndaj individëve e sektorëve të tjerë privatë e publik. 

Rritja e financimeve në drejtim të mbrojtjes kibernetike është edhe thirrja që ekspertët të fushës vijojnë të përsërisin.

Në raportin e vitit 2021, Shërbimi Informativ i Shtetit theksoi se hapësira e shërbimeve online po shfrytëzohet për spiunazh kibernetik, aktivitete ndikimi e influence dashakeqe si dhe për krime kibernetike./A2

You may also like