sulmet kibernetike godasin Malin e Zi, si në Shqipëri – Shqip

by admin
Spread the love

Infrastruktura informatike e Qeverisë së Malit të Zi është shënjestër e një sulmi kibernetik, më i sofistikuari deri më tani, dhe ekspertë të Ministrisë së Administratës Publike po punojnë për përcaktimin e dëmit, njoftoi qeveria malazeze.

“Të dhënat paraprake tregojnë se këto janë sulmet më të sofistikuara që kanë ndodhur deri më tani në Mal të Zi dhe se ato përbëhen nga një kombinim i disa metodave të ndryshme të sulmeve kibernetike”, thuhet në njoftim.

Tani për tani është konfirmuar se zbulimi i hershëm i sulmit ka mundësuar që sistemet kyçe të mbeten të mbrojtura, por shkalla e dëmtimit është duke u përcaktuar, pas së cilës do të jepen informacione më të sakta.

Shtohet se portali zyrtar qeveritar u mbyll përkohësisht, pra i izoluar, për t’u mbrojtur në mënyrë më adekuate nga sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës qeveritare.

“Qytetarët mund të përdorin me siguri shërbimet qeveritare që janë në funksion,” tha qeveria.

“Po, infrastruktura e Qeverisë është shënjestër e sulmeve kibernetike. Në këtë moment mund të konfirmojmë se këto janë sulmet më të sofistikuara në Mal të Zi dhe se ato karakterizohen nga një kombinim i disa metodave të sulmit. Sulmet kanë për qëllim enkriptimin e të dhënave, të ashtuquajturin ransomëare”, tha për portalin malazez CdM Dushan Poloviç, drejtor i përgjithshëm i Drejtorisë për Administratën Elektronike dhe Sigurinë e Informacionit.

CdM shkruan se sulmi vjen dy ditë pasi Kuvendi votoi mosbesimin ndaj qeverisë së Dritan Abazoviçit.

Një situatë e ngjashme ka ndodhur pas rënies së qeverisë së Zdravko Krivokapiçit, shkruan CdM.

Kujtojmë se ditë më parë ngjashëm u sulmua dhe qeveria shqiptare, nën dyshim se pas tij qëndronin hakera iranianë. /tesheshi.com/

You may also like