Guvernatori i rajonit të Donetskut, Pavlo Kyrylenko ka bërë me dije mëngjesin e sotëm se të paktën tre persona janë vrarë në zonë ditën e djeshme.
Dy prej tyre u vranë në Bakhmut dhe një në Druzhba ndërsa tetë persona të tjerë u plagosën të premten, ndërsa bombardimet ruse vazhdojnë.
“Aktualisht, është e pamundur të përcaktohet numri i saktë i viktimave në Mariupol dhe Volnovas.”- tha ai me anë të një postimi.
Kyrylenko shtoi se qyteti i Bakhmut, i cili ka qenë në vijën e parë të luftës me Rusinë, pësoi një sulm “jashtëzakonisht intensiv” rus.
Një ndërtesë administrative dhe një shtëpi u shkatërruan në qytet.
Mësohet se rreth 350,000 njerëz mbeten në Donetsk, pavarësisht një evakuimi të detyrueshëm.
>
Top Channel