Sulmet e vazhdueshme/ Stafi i centralit bërthamor paralajmëron për katastrofë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Punonjësit e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia kanë thënë se janë “të pafuqishëm” përballë papërgjegjësisë njerëzore dhe çmendurisë.

Ata kanë paralajmëruar për një katastrofë të mundshme bërthamore në objekt, duke thënë se në dy javët e fundit është bërë “objektiv i sulmeve të vazhdueshme ushtarake”.

Sulmet e artilerisë po bëhen çdo herë e më të fuqishme dhe më të rrezikshme”, thonë ata.

Fabrika, më e madhja në Evropë, është pushtuar nga forcat ruse që nga marsi, megjithëse stafi i saj ukrainas ka vazhduar me operacionet e përditshme. Mesazhi nga punëtorët nuk përmend as Rusinë dhe as Ukrainën, të cilat të dyja kanë fajësuar njëra-tjetrën për bombardimet pranë uzinës.

Disa nga 10,000 stafi i objektit po plagosen ose vriten në punë, shtojnë ata.

“Ndaloni dhe mendoni!… Ajo që po ndodh është e tmerrshme dhe përtej sensit të përbashkët dhe moralit”, shkruajnë ata, duke paralajmëruar se një aksident mund të jetë më i keq se katastrofat bërthamore në Çernobil dhe Fukushima.

“Ne dimë të menaxhojmë profesionalisht një reaksion bërthamor, por jemi të pafuqishëm përpara papërgjegjësisë dhe çmendurisë njerëzore”, thonë ata.


Top Channel

You may also like