Sulm ndaj figurës dhe punës sime (VIDEO)

by admin
Spread the love

Prokuroria në Serbi ka ngritur një propozim akuzë ndaj deputetit shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Ai, në lidhje me këtë, ka folur në “Edicionin Special” në Klan Kosova, duke sqaruar veprën, me të cilën ai ngarkohet.

“Ka ngritur një propozim akuzë, që është një hap juridik, të cilin prokuroria e ngrit për veprat penale deri në 5 vjet. Në këtë rast, për veprën, me të cilën më ngarkojnë, dënimi i kërcënuar është deri në 1 vit burg ose me të holla. Bëhet fjalë për periudhën, në të cilën unë kam qenë në krye të komunës së Bujanovcit, ku më 2018 kam nënshkruar kontrata për investime në infrastrukturë në vlerë më të madhe. Kjo është për faktin se për një periudhë të gjatë komuna e Bujanovcit realizon projekte me vlerë më të madhe, në pamundësi që brenda një viti buxhetor t’i përmbushë obligimet që mund të sjellë një projekt, i cili ka vlerë më të madhe, u shpreh ai.

Ai tregoi arsyen pse mendon se kjo propozim akuzë ka ndodhur pikërisht në këtë kohë, përcjell Klankosova.tv.

“Mendoj se është pikërisht situata që është zgjedhur, në prag të zgjedhjeve parlamentare, që të ndikojë në figurën time dhe për të ndikuar që unë të mos mund të kandidoj sërish për deputet. Kam argumente, dëshmi e kontrata, do të përballem edhe me drejtësi, nëse është nevoja”, tha ai.

Tutje, Kamberi këtë e quajti sulm ndaj figurës dhe punës së tij.

“Zgjedhjet janë paralajmëruar më 3 prill, ndërsa unë më 17 mars jam i ftuar në gjykatën në Nish, juridikisht kjo nuk pengon në kandidimin tim. Është drejtpërdrejt një sulm në figurën dhe punën time”, u shpreh Kamberi.

You may also like