Sulm me thika në një tren në Gjermani, siriani vret dy persona dhe plagos disa të tjerë

by admin
Spread the love

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani ditën e sotme ku dy persona janë vrarë pas një sulmi me thikë në një nga trenat e vendit.

Mediat vendase bëjnë me dije se një burrë I cili thuhet se është nga Siria, ka sulmuar pasagjerët me thikë, vetëm disa minuta para se treni të nisej për në Hamburg, rreth orës 15 të ditës së sotme duke lënë të vdekur dy persona e duke plagosur disa të tjerë.

Bëhet me dije se i dyshuari është arrestuar ndërsa ende nuk është bërë publik identiteti i tij.

Stacioni i trenit momentalisht është jashtë shërbimit dhe në vendngjarje ndodhen disa ambulance dhe grupi hetimor që po heton shkaqet e ngjarjes.

 

 


Top Channel

You may also like