Sulm me raketa në Zaporizhia, vriten tre persona dhe plagosen dy të tjerë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Tre persona kanë humbur jetën ditën e sotme pas një sulmi me raketa në një ndërtesë të banuar në Zaporizhia të Ukrainës.

Fshati Kamianske u vu nën zjarr në rajonin juglindor sot, sipas administratës ushtarake të Zaporizhzhia.

Tre persona kanë vdekur dhe të paktën dy të tjerë janë plagosur pas sulmit, thuhet në një postim në Telegram.

“Mendoni për sigurinë tuaj dhe largohuni nga zonat e rrezikshme”, thuhet në postim.

Zaporizhzhia është një zonë e rëndësishme, veçanërisht për shkak të termocentralit të saj bërthamor – më i madhi në Evropë – i cili është strategjikisht kritik për të dyja anët e luftës.

Vendi po operohet nga stafi i tij origjinal ukrainas, por është nën kontrollin ushtarak rus.


Top Channel

You may also like