Sulm me armë në një shkollë në Rusi, 6 të vrarë dhe 20 të plagosur

by admin
Spread the love

Të paktën gjashtë persona janë vrarë, pasi një person ende i paidentifikuar ka hapur zjarr në një shkollë në Rusi.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Izhevsk, në Rusinë qendrore.

Ministria e Brendshme ruse tha se edhe 20 persona, përfshirë edhe fëmijë, kanë mbetur tW plagosur.

Të shtënat raportohet se kanë ndodhur në shkollën me numër 88, ku mësojnë pothuajse 1.000 nxënës dhe punojnë 80 mësimdhënës.

Autori raportohet se ka vrarë veten dhe motivi i sulmit është ende i paqartë.

Ndihma e shpejtë dhe shërbimet e sigurisë janë në vendin e ngjarjes për hetimin e ngjarjes.


Top Channel

You may also like