Sulm i madh hakeri ndaj NATO-s – Shqip

by admin
Spread the love

NATO konfirmoi të dielën në mbrëmje se një incident kibernetik ndikoi në funksionimin e faqeve të saj të internetit.

“Ekspertët kibernetikë të NATO-s po punojnë aktivisht në një incident që preku disa faqe interneti të NATO-s. NATO merret me incidente kibernetike rregullisht dhe i merr shumë seriozisht kërcënimet e tilla të sigurisë,” tha një zyrtar i NATO-s.

Shkak për këtë deklaratë janë bërë postimet në rrjetet sociale, ku thuhej se hakerat pro-rusë sulmuan faqen e Shtabit të Operacioneve Speciale të NATO-s (NSHQ), e cila u bë përkohësisht e padisponueshme.

Njoftimet thuhej se grupi rus i hakerëve Killnet, ndër të tjera, mori pjesë në sulm.

Ky grup ka qenë i lidhur edhe me sulme të tjera të kohëve të fundit, në të cilat janë shënjestruar faqet e Bundestagut gjerman dhe policisë.

NATO nuk ka dhënë detaje shtesë rreth incidentit. /tesheshi.com/

You may also like