“Sulltani” i Zhelinës e mund për herë të dytë dhe e dërgon në pension politik dokin e BDI

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kandidati Blerim Sejdiu nga radhët e Lëvizjes BESA e ka mundur për herë të dytë kundërkandidatin e tij nga radhët e BDI-së Fatmir Izairin. Ashtu siç ndodhi para 4 viteve, Sejdiu e fitoi përsëri kandidatin e BDI-së dhe duke e dërguar atë në pension politik.

Sejdiut i jemi referuar me nofkën “sulltani” si shkak se kjo ishte një fjalë e përdorur nga kundërshtarët e tij se gjatë qeverisjes me komunën e Zhelinës, Sejdiu kishte shkuar në Dubai për të tërhequr investime të huaja, ndërsa oponentët e tij politik e keqpërdorën këtë vizitë duke e cilësuar se ka shkuar për turizëm.

Vlen të theksohet fakti, se gjatë udhëheqjes me këtë komunë, Sejdiu me punën dhe vizionin e tij, arriti që për herë të parë, Zhelina të rangohet si komuna e parë rurale në Maqedoninë e Veriut për transparencë dhe projekte të realizuara, komunë kjo që zakonisht e shihnim në vendet e fundit të rang listave.

‘Sulltani i Zhelinës’ qëndroi në frontin drejtues ndaj kundërkandidatit si rrjedhojë e transparencës dhe punës së palodhshme që ka bërë gjatë katërvjeçarit të parë duke thyer rekorde për realizimet e dukshmë në këtë komunë, që më parë kishin qenë vetëm premtime.

Gjatë mandatit të parë me udhëheqjen e komunës të Zhelinës Sejdiu zhvilloi infrastrukturën rrugore e cila ka qenë e shkatërruar tërësisht, krijoi kushte më të mira në shkolla, si dhe në ambientet e përbashkëta.

Gjatë mandatit të dytë, Sejdiu premtoi se do punojë fuqishëm për një komunë më të mirë dhe do angazhohet që çdo ditë të jetë në krah me qytetarët dhe rininë pasi vetëm me punë do ua kthejë përkrahjen që i dhanë qytetarët dhe rinia në këto zgjedhje. /InfoShqip.com

You may also like