“Sulejman Mema la futbollin prej asaj ndeshjeje”, Genc Tomori tregon për Oversport derbin e tij më interesant

by admin
Spread the love

Ethet e derbit kanë nisur prej ditësh dhe më 21 dhjetor, në orën 20:00 do të ndiqni live në Oversport dhe Tibo supersfidën e kryeqytetit shqiptar. Partizani-Tirana është një nga ndeshjet më të luftuara dhe me më shumë rivalitet në futbollin vendas prej vitesh dhe emocionet e kohëve të mëparshme i tregon në një intervistë për Oversport edhe ish-lojtari i Partizanit, Genc Tomori.

Ai tregon ndjesitë që derbi të jepte në atë periudhë, por nuk fsheh edhe një histori interesante në lidhje me derbin e vitit 1987 kur u detyrua të aktivizohej në portë për 45 minuta. Një histori kjo që përfshin edhe legjendën e futbollit shqiptar, Sulejman Mema.

“Kujdesi është më i veçantë se ndeshjet e tjera. Në kohën time Tirana nuk kishte tifozë të ndarë si “Guerrilsat” dhe tifozët e Tiranës, por për të gjithë ishte festë.

Me të gjithë lojtarët ishim shumë miq, sepse edhe koha ishte e tillë, por edhe njiheshim nga grumbullimet e kombëtares. Nga jashtë ishim shumë miq, por në lojë kishim të gjithë anën tonë. Te Tirana kisha një kundërshtar direkt si Sulejman Mema që e kisha shumë mik dhe gjithmonë kemi mbetur miq. Megjithatë, në fushë ndodh gjithçka, por jashtë fushe ishim të gjithë miq.”

HISTORIA ME SULEJMAN MEMËN- “Shumë derbe kanë qenë të paharrueshme për mua, por mbaj mend derbin e vitit 1987 ku doli edhe Partizani kampion. Ne mbetëm me 10 lojtarë sepse doli portieri dhe në vend të tij u futa unë dhe luajta për 45 minuta. Nga 1-0 për Tiranën, shkoi ndeshja 1-1 dhe më pas udhëhoqëm kampionatin dhe fituam në fund titullin kampion.

Miku im Sulejman Mema tha që kur nuk e rrahëm Partizanin me Genc Tomorin në portë, atëherë unë po e lë futbollin, sepse i kishte ardhur dhe mosha në atë kohë, por prapë është një nga miqtë më të mirë që kam.” /oversport.tv

You may also like