Suksesi i Big Brother VIP dhe nisja e sezonit të dytë, përgjigjet Arbana Osmani

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Moderatorja e njohur, Arbana Osmani, ka folur rreth “Big Brother Vip 1” dhe nisjen e “Big Brother Vip 2”. Sa i përket sezonit të dytë moderatorja u shpreh se do të nisë shumë shpejt, por nuk dha një datë ose një muaj për fillimin e programit.

“Nuk kam ndaluar së punuari për BBV2. Jemi gati në prag, jemi afër, më farë nga sa e mendoni. Edhe Edi është shumë gati, tani po jeton një moment shumë të bukur sepse tani ka dalë filmi i tij. Kur më kanë propozuar që ta realizoja këtë “Big Brother”, si drejtuese projekti jo vetëm si moderatore por edhe si autore, të isha koka e një stafi prej dhjetëra personash, kur më thanë që do jetë producente Lori, pranova menjëherë.

Ajo çfarë e ka bërë të suksesshëm “BBV”Ka qenë një kast shumë i mirë, personazhe ndoshta jo shumë të njohur por që kanë dhënë energji të mirë. Ka qenë dëshira për të mos i shfrytëzuar personazhet, por për të nxjerrë më të mirën nga ata, duke i ruajtur shumë prej tyre dhe duke u përpjekur të transmetojmë mesazhe pozitive dhe të realizojmë disa ëndrrat e tyre

Iliri dhe Donaldi kanë qenë çelësi, marrëdhënia e tyre dhe një dëshirë e një kuriozitet i madh që publiku kishte për të parë se çfarë do të ndodhë me ta. Jemi kujdesur për çdo banor që të marrë vëmendjen e duhur, dhe të sjellim më të mirat e tyre te publiku. Nuk kam ndaluar së punuar për BBV2”, u shpreh Arbana.

You may also like