Sukses i Kristian Prengës në SHBA – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Bokiseri shqiptar fiton dy tituj ndërkombëtarë

Kristian Prenga arriti një tjetër sukses në boksin profesionist për peshat e rënda. Ai mposhti ne nokaut amerikanin Samuel Crossed në duelin e zhvilluar në Shtetet Bashkuara të Amerikës.

32-vjeçari e dominoi kundërshtarin, duke e mbyllur sfidën që në raundin e tretë. Kjo ndeshje i solli Kristian Prengës edhe titullin e e kampionit të North America dhe atë të Continental Americas.

Djaloshi shqiptar pati një mbështetje të madhe të tifozëve shqiptarë të pranishëm në Boardwalk Hall në Atlantic City. Për këtë sukses Kristian Prenga mori edhe urimin e deputetit Agron Gjekmarkaj. Në karrierën e tij bokseri shqiptar ka zhvilluar 14 sfida nga të cilat ka fituar 13.

Tv Klan

You may also like