Suedia mbyll kishat dhe saunat për të kursyer energji

by admin
Spread the love

STOKHOLM, 23 shtator /ATSH-AA/ – Suedia ka mbyllur kishat dhe saunat në disa qytete në përpjekje për të ulur konsumin e energjisë elektrike dhe shpenzimeve gjatë këtij dimri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Andreas Mansson, inxhinieri që mbikëqyrë nevojat energjetike të kishave në dioqezën e qytetit Lund, tha se nga 150 deri 540 kisha në këtë rajon do të mbyllen plotësisht ose pjesërisht gjatë dimrit në kuadër të përpjekjeve të Suedisë për të ulur konsumin e energjisë.

“Nuk ka dyshim se ngrohja paraqet konsumin më të madh, shumë ndërtesa kanë kryesisht izolim të keq”, ka thënë Mansson për gazetën “Dagens Nyheter“.

Sipas tij, Lund ka bërë përpjekje dhe ka ndarë mjete që ndërtesat të jenë më efikase, por bëhet fjalë për objekte që shpenzojnë sasi të madhe të energjisë elektrike.

Kishat që do të arrinë të mbeten të hapura do të ulin ngrohjen për të kursyer energji dhe kështu të mbeten të hapura gjatë gjithë sezonit të dimrit, raportojnë mediat lokale.

Në kuadër të masave për kursimin e energjisë do të mbyllen edhe saunat, ndërsa disa prej tyre do të punojnë me duke ulur temperaturat.

Për shembull, në Malmo, Këshilli i Qytetit planifikon të mbyllë plotësisht pishinat, apo të ul temperaturat e tyre.

Qeveria suedeze gjithashtu ka kërkuar nga organet shtetërore në 200 komunat të Suedisë të ulin konsumin e energjisë elektrike gjatë muajve të dimrit.

Ministri suedez i energjisë Khashayar Farmanbar më herët potencoi rëndësinë që “e gjithë shoqëria të kontribuon në uljen e konsumit të energjisë”.

Vendet evropiane ndërmarrin masa të ndryshme për kufizimin e përdorimit të energjisë në valën e çmimeve në rritje të energjisë elektrike dhe gazit natyror.

Rritja e çmimit të energjisë kryesisht është shkaktuar për shkak të kërcënimeve të Rusisë se do të ndalojë tërësisht shpërndarjen e gazit në Evropë si kundërpërgjigje ndaj snaksioneve të vendeve Perëndimore për luftën në Ukrainë.  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like