Suedia gjunjëzon Kanadanë! Amerikanët eliminohen nga sllovakët 

by admin
Spread the love

Kombëtarja kanadeze humbi me rezultat 2:0 nga Suedia në çerekfinalen e turneut të hokejit në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit. 

Kjo i lë kanadezët pa medalje në hokej për herë të parë që nga viti 2006.

Në vitin 2010 dhe 2014, kanadezët fituan medalje të arta, ndërsa në 2018 në Phenian fituan medalje bronztë.

Suedia, fituesja e medaljes së artë olimpike, kualifikohet në gjysmëfinale dhe takohet me Rusinë, ndërsa Finlanda do të përballet me Sllovakinë.

Sllovakët bënë bujë duke eliminuar amerikanët, pasi që me penallti ishin më të mirë (ndeshja përfundoi 2:2, me penallti 0:1). Amerikanët u eliminuan për herë të dytë radhazi.

Në Phenian nga Republika Çeke, dhe tani nga Sllovakia.

You may also like