SUEDI – Ministri i Jashtëm Billstrom jep dorëheqjen

by admin
Spread the love

STOKHOLM, 4 shtator /ATSH-DPA/- Ministri i Jashtëm suedez Tobias Billstrom njoftoi sot se do të japë dorëheqjen kur parlamenti të mblidhet të martën pas pushimeve verore, javën e ardhshme.

Billstrom, 50 vjeç, një anëtar i partisë së moderuar, e bëri njoftimin në X.

Billstrom tha se po largohej nga detyra me një keqardhjeje dhe krenarie për atë që kishte arritur.

“Vendimi nuk ka qenë i lehtë, por ishte diçka që e kisha menduar prej kohësh”, tha ai.

Billstrom tha se do të informonte kryeministrin Ulf Kristersson se po largohej plotësisht nga politika – dhe do të dorëzonte detyrën e tij në parlament.

Ai nuk tha se çfarë do të bënte në të ardhmen.

Billstrom shërbeu si ministër i Politikave të Migracionit dhe Azilit midis 2006 dhe 2014 nën drejtimin e Fredrik Reinfeldt si kryeministër.

Ai ka qenë ministër i Jashtëm që nga tetori 2022 – duke udhëhequr procesin e anëtarësimit të zgjatur të Suedisë në NATO.

Suedia u bë anëtarja e 32-të e aleancës së mbrojtjes në mars. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like