Suedi – Lideri danez i ekstremit të djathtë djeg Kuranin nën mbrojtjen e policisë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Rasmus Paludan, i cili ka shtetësi të dyfishtë daneze dhe suedeze, kohët e fundit ka djegur kopje të Kuranit në rajonet Frolunda, Boras dhe Trollhattan të provincës jugperëndimore të Vastergotland, të cilat janë të banuara kryesisht nga myslimanë.

Rreth 100 policë dhe 10 oficerë me rroba civile nga Shërbimi Suedez i Sigurisë (SAPO) e kanë shoqëruar Paludanin për ta mbrojtur atë nga reagimi i demonstruesve kundërshtarë.

Ai e ka djegur librin e shenjtë të Islamit edhe në qytete të ndryshme të Danimarkës që nga viti 2017.

Paludani i vazhdoi provokimet e tij nën mbrojtjen e policisë gjatë muajit të shenjtë mysliman të ramazanit të këtij viti pranë xhamive dhe lagjeve të banuara nga myslimanët.

Veprimet e tij provokuan demonstrata në qytetet Malmë, Norrkoping e Jonkoping dhe në kryeqytetin Stokholm, si pasojë e të cilave u dëmtuan 125 automjete policie dhe u plagosën 34 forca të sigurisë, ndërsa 13 u arrestuan persona.

You may also like