SUEDI – Billström: Feja, nuk është pjesë e marrëveshjes me Turqinë për aderimin në NATO

by admin
Spread the love

STOKHOLM, 1 shkurt /ATSH-DPA/ – Ministri i Jashtëm suedez Tobias qinë  tha se vendi i tij po zbatonte një marrëveshje fillestare në dakordësi me Turqinë për anëtarësimin në NATO, por se kompromisi mbi lirinë e shprehjes nuk ishin pjesë e marrëveshjes.

Turqia, e cila nënshkroi një memorandum në një samit të NATO-s vitin e kaluar për t’i hapur rrugën Suedisë dhe Finlandës për t’u bashkuar, është tronditur nga një sërë protestash në Suedi kundër Turqisë dhe presidentit të saj, Recep Tayyip Erdogan.

Politikani i ekstremit të djathtë danezo-suedez Rasmus Paludan madje i vuri zjarrin një Kuranit dhe Erdogan tani ka ofruar mundësinë për të lejuar Finlandën, por jo Suedinë, të bashkohet me Alenacën.

Por Billström i tha agjencisë së lajmeve TT se “feja nuk është pjesë e marrëveshjes’’ të nënshkruar me Turqinë.

Ai tha se e kupton zemërimin turk për incidentet, të cilat edhe pse janë të ligjshme nuk respektojnë fenë islame.

Ai shtoi se të gjitha palët tani duhet të qetësohen dhe bisedimet me Turqinë do të vazhdojnë. Erdogan po bën fushatë, ndërsa zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale pritet të mbahen në mes të majit.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakLigji i basteve, Ibrahimaj: Vetëm online

You may also like