Suarez prezantohet te Gremio

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sulmuesi uruguaian u prit nga 30 mije fansa, ai ka firmosur kontrate 2-vjeçare me klubin brazilian

Tifozët e ekipit brazilian të Gremios i bënë një pritje speciale sulmuesit Luis Suarez. Ish-futbollisti i Liverpulit dhe Barcelonës ka firmosur një kontratë dy vjeçare.

Skuadra e qytetit të Porto Alegre, u rikthye në Serinë A të Brazilit. Në “Arena do Gremio” ishin të pranishëm rreth 30 mijë tifozë, që pritën ngrohtësisht lojtarin 35 vjeçar. Fansat i bënë një pritje unike uruguaianit, për ta falënderuar atë që zgjodhi ekipin brazilian dhe refuzoi oferta të larta nga kampionati amerikan i futbollit, si edhe nga Lindja e Mesme.

Nga Korriku 2022, sulmuesi ishte pjesë e ekipit të Nacional në Uruguai, ku ai kishte nisur karrierën si futbollist. Në 14 takime, ai shënoi tetë gola dhe fitoi titullin kampion. Suaerz zgjodhi kampionatin brazilian të futbollit, pasi kishte luajtur për 16 vite në Europë, duke pasur një karrierë të suksesshme.

35-vjeçari është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i përfaqësueses uruguaiane. Ndeshja e parë e Gremios për vitin 2023 do të jetë më 17 Janar kundër Sao Luiz në Superkupën “Recopa Gaucha”.

Klan News

You may also like