Suarez do të largohet nga Nacional, por jo nga Amerika latine

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në moshën 35-vjeçare, Luis Suarez është ende i uritur për të vazhduar të shënojë gola. Ky i fundit luan në kampionatin uruguaian tek Nacional, por kontrata e sulmuesit skadon në fund të vitit të 2022.

Destinacioni i radhës për ish-bomberin e Barcelonës, duket se do të jetë po në Amerikën latine, por kësaj radhe në Brazil. Siç raporton dhe “Marca”, Gremio dhe Suarez kanë arritur një marrëveshje verbale. Drejtuesit e klubit dhe të lojtarit janë duke punuar që sulmuesi të nënshkruajë me një kontratë 2-vjeçare.

Për këtë çështje foli dhe vetë Presidenti i klubi të Gremios. “Si President, kam përgjegjësinë të bëj marrëveshje që nuk dëmtojnë fluksin e pagave të klubit. kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për lojtarë të interesuar për të negociuar me ne. Ne po punojmë që të kemi një përgjigje në orët e ardhme.” – përfundoi numri 1 i Gremios. /oversport.tv

Foto: Club Nacional de Football, Facebook

You may also like