Studimi / Vetëm gjysma e organizatave rishikuan politikat e sigurisë për shkak të pandemisë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Vetëm gjysma e kompanive në të gjithë botën rishikuan politikat e sigurisë informatike, që kur nisi pandemia – shkruhet në një studim të ri.
Pandemia e Covid-19 nxiti kalimin e punës nga shtëpia. Ndërkohë që organizatat i kishin shpesh punonjësit në zyrë – dhe për rrjedhojë, aksesi te burimet e kompanisë ishte më i fokusuar – nevoja për të ofruar opsione në distancë ka rritur edhe potencialin për sulme.

Përdorimi i rrjetit privat virtual (VPN – Virtual private network) është i zakonshëm për t’u lidhur me sistemet e kompanisë kur punoni në distancë. Megjithatë, pandemia nxiti përdorimin më të gjerë të kompjuterëve personalë dhe laptop-ëve me nivele të ndryshme sigurie – dhe aplikacionet për videokonferenca dhe email-et u kanë shkaktuar dhembje koke ekipit të sigurisë.

Sipas një studimi të publikuar sot nga Ponemon Institute, në emër të Intel, sipërmarrjet në botë do të shpenzojnë rreth 172 miliardë dollarë për sigurinë kibernetike këtë vit. Megjithatë, vetëm 53% e të anketuarve thanë se kanë përditësuar strategjitë e tyre ekzistuese për shkak të pandemisë – dhe kjo mund të tregojë një shkëputje midis shpenzimit të parave dhe përdorimit në mënyrën e duhur në vendin e punës moderne.

Kur këto ndryshime u zbatuan te politikat ekzistuese, ato u drejtuan nga faktorë, si kërkesat për punë në distancë, problemet në zinxhirët e furnizimit, rritja e numrit të sulmeve kibernetike dhe turnover i punonjësve.

Në total, 59% e kompanive të anketuara në studim thanë se politikat e tyre të sigurisë kibernetike janë “novative”, të paktën kur flitet për zbulimin e kërcënimeve, ndjekur nga 51% që besojnë se janë inovative në mënyrën se si bëhen investimet në teknologji.

Pandemia ka krijuar atë që mund të bëhet një forcë pune hibride e përhershme. Organizatat e kanë kuptuar se kjo kërkon një ndryshim në investime, me punën në distancë, Inteligjencën Artificiale (AI) dhe automatizimin që po bëhen përparësitë kryesore.

Kur flitet për aplikacionet e zgjidhjeve të sigurisë, 85% e të anketuarve thanë se zgjidhjet e sigurisë të mbështetura në hardware dhe firmware janë përparësi e “lartë” ose “shumë e lartë”.

Ndër të tjera, 64% e të anketuarve thanë se kompanitë e tyre po përpiqen të rrisin sigurinë në nivel hardware, me cloud, qendra të dhënash, edge computing dhe qendra operative të sigurisë (SOC).

Përfshirja e strategjive të besimit zero (zero-trust strategies) është gjithashtu në tryezë për aktorët e sipërmarrjeve. Ndërsa pandemia vijon të
ketë ndikim te bizneset në mbarë botën, 75% e të anketuarve thanë kanë më shumë interes në miratimin e kornizave të aksesit dhe privilegjeve me zero besim.

/ ZDnet

You may also like