Studimi: Vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca, sa janë efektive ndaj variantit Delta?

Dy doza të vaksinës Pfizer ose AstraZeneca janë po aq efektive edhe ndaj variantit Delta, ashtu siç ishte kundër variantit të mëparshëm Alfa.

Zyrtarët e shëndetit thonë se vaksinat janë shumë efektive kundër Deltës, i cili tani është bërë varianti dominues në të gjithë botën. Por sipas studimit të botuar në Inspektoratin Shëndetësor të Neë England, vetëm një dozë e vaksinës nuk është e mjaftueshme për mbrojtje të lartë. Nga të dhënat rezultoi se dy doza të vaksinës Pfizer ishin 88% efektive në parandalimin e sëmundjes me simptoma nga varianti Delta, krahasuar me 93.7% kundër Alfës, shkruan dritare.net

Të dyja dozat e vaksinës AstraZeneca janë 67% efektive kundër variantit Delta, përqindje që është rritur pasi në fillim ishte vetëm 60%. E njëjta vaksinë është 74.5% efektive kundër variantit Alfa, krahasuar me vlerësimin fillestar që ishte 66%.

Të dhënat nga Izraeli kanë treguar më pak efikasitet të vaksinës Pfizer kundër të sëmurit me simptoma, megjithëse mbrojtja ndaj të sëmurit rëndë mbetet e lartë. Studimi i plotë i botuar dje zbuloi se një dozë e vaksinës Pfizer është 36% efektive, ndërsa një dozë e vaksinës AstraZeneca është rreth 30% efektive.

Ky është një lajmi i mirë, pasi Pfizer dhe AstraZeneca janë vaksinat që po injektohen pothuajse në të gjithë botën dhe fakti që dolën po aq efektive ndaj variantit Delta do të thotë që shpejt do të ulet dhe përhapja e këtij virusi të rrezikshëm.

Leave a Reply