Studimi thotë se ndotja e ajrit është “vrasës” më i madh se duhani – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Rreth 9 milionë njerëz në
gjithë botën çdo vit vdesin nga ndotja e ajrit. Shkencëtarët thonë se
frymëmarrja në ajër toksik që shkaktohet nga tymi i makinave e fabrikave është
përgjegjës për më shumë vdekje se duhani.

Ndotja e ajrit është shkak
për 4.5 milionë vdekje në gjithë botën, sipas statistikave të Organizatës
Botërore të Shëndetësisë.

Por, studiuesit gjermanë
rillogaritën të dhënat dhe treguan se numri i vërtetë shkon në 8.8 milionë, ku
pjesa më e madhe e njerëzve ka ndërruar jetë për shkak të sëmundjeve të zemrës.

Profesor Thomas Munzel,
nga Qendra Mjekësore Universitare Mainz, bashkautor i studimit, tha: “Pirja e
duhanit është e shmangshme, por ndotja e ajrit nuk është”.

You may also like