Studimi i ri për pasojat e COVID-19 në shëndetin mental

by admin
Spread the love

Psikoza, çmenduria, krizat dhe “mjegullimi” i trurit mbeten çrregullimet më të zakonshme të pranishme tek pacientët deri në dy vjet pas infektimit me COVID-19, zbulon një studim i fundit.

Për më shumë të rriturit gjithashtu përballen me një rrezik në rritje të ankthit dhe depresionit, por ky rrezik zvogëlohet brenda dy muajve nga sëmundja, zbuluan studiuesit, shkruan Sky News, transmeton Klan Kosova.

Studimi i 1.25 milionë njerëzve të diagnostikuar me koronavirus zbuloi gjithashtu se fëmijët kanë më shumë gjasa të diagnostikohen me disa çrregullime sië janë konvulsionet dhe çrregullimet psikotike.

Megjithatë, probabiliteti i shumicës së diagnozave pas vuajtjes së COVID-19 ishte më i ulët tek fëmijët sesa tek të rriturit.

Studimi analizoi të dhënat e 14 diagnozave neurologjike dhe psikiatrike të mbledhura nga të dhënat elektronike të shërbimeve shëndetësore, kryesisht nga SHBA-ja gjatë një periudhe dyvjeçare.

U zbulua se tek të rriturit, rreziku i depresionit ose ankthit u rrit pas infektimit me COVID-19, por u kthye në gjendjen paraprake brenda periudhës dy mujore ngjashëm si me infeksionet e tjera të frymëmarrjes.

Megjithatë, rreziku për t’u diagnostikuar me disa çrregullime tjera të shëndetit neurologjik dhe mendor mbetet më i lartë pas koronavirusit sesa pas infeksioneve tjera të frymëmarrjes, gjithnjë për periudhën dy vjeçare njofton të dhënat e studimit.

You may also like