Stresi mbështet për herë të parë publikisht Noizyn disa muaj pasi bënë “paqe”

by admin
Spread the love

Pak muaj më parë bëri bujë të madhe rregullimi i marrëdhënieve mes Stresit dhe Noizyn.

Stresi ka deklaruar se i kanë dhënë fund çdo keqkuptimi dhe tani secili vijon rrugën e tij, ndryshe nga sa kanë pritur disa reperë.  I pyetur se kanë lënë adoleshencës pas dhe do sillen si dy artistë të pjekur. Madje, në këngën “Unë foli i fundit” ai i ka kërkuar falje familjes së Noizyt për gjithë shqetësimet, ofendimet dhe sherret që kanë patur të dy këto vite.

Ndërkohë, surpriza e vërtetë ka ardhur mbrëmjen e sotme. Ndonëse kishin bërë paqe ata kanë deklaruar se nuk kanë komunikim. Por, duket se edhe këtë “fazë” e kanë kaluar me sukses. Stresi ka publikuar një foto të profilit të TikTok-ut të Noizyt në Instastoryn e tij, ku ky i fundit promovon një event të rëndësishëm. Postimi është rishpërndarë më pas edhe nga Noizy.


You may also like