STRESI – fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosov

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

 

Publiku i gjerë i formatit televiziv Big Brother VIP Kosova ka vendosur që çmimin e madh prej 160 mijë eurosh ta fitojë konkurrenti finalist, Stresi.

Stresi ka arritur t’i mboshtë të katër konkurrentët e tjerë që i kishte në finale, përfshirë Juliana Nurën, Artan Thaçin, Vedat Bajramin si dhe Mbresa Hajrullahun.

Rep artisti i famshëm, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj ishte bërë pjesë e BBVK-së që prej natës hyrëse të pesë dhjetorit të vitit që lamë pas.

Përgjatë kësaj aventure të tij televizive, ai është përballur me një mori situatash interesante, të tensionuara, pikante e emocionuese.

Para pak kohësh, ai po ashtu kishte pranuar super surprizën më sensitive e që ishte video porosia nga ish gruaja e tij, Kejsi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like