Strakosha mund të largohet nga Lazio, në derë trokasin miliarderët e Anglisë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Emri i Thomas Strakoshës është kthyer në një temë të nxehtë për merkaton e Lazios. Portieri shqiptar nuk po gjen hapësirën e duhur në ekipin kryeqytetas dhe po mendon për alternativa të reja.

Së fundmi, në derën e agjentit të tij kanë trokitur miliarderët e Newcastle. Pas zyrtarizimit të trajnerit të ri, ekipi anglez po kërkon të përforcojë ekipin që në merakton e janarit. Kështu, për portën, drejtuesit e “qymyrxhinjve” po mendojnë afrimin e gardianit kuqezi.

Sipas “The Sun” edhe drejtuesit lacial janë të interesuar që të shesin Strakoshën në merkaton e janarit. Kështu, ata do të përfitonin nga shitja e tij të paktën disa milionë euro, ndryshe nga largimi në fundin e sezonit. Strakoshës i përfundon kontrata dhe rreziku për t’u larguar me parametër zero është një opsion që nuk do të preferohej nga Lotito. 

FB.AppEvents.logPageView();

};

(function(d, s, id){ var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) {return;} js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like